Kasandër Noga është autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjike. Mediat belge shkruajnë se Hasanbelliu mori 6 plumba, në shpinë dhe në këmbë nga Noga.
‘I dyshuari është kryekrimineli shqiptar Noga Kasander (44). Autori dhe viktima janë përfshirë në një grindje vdekjeprurëse për njëzet vjet. Kasandër është i njohur për ‘vrasjen në repartin e rikuperimit’ ku u likuidua babai Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasanderit në një kafene në Antëerp. Vetë Kasander i mbijetoi atij sulmi.’- shkruan media belge.
Prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.
Kasandro Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt.
Erion Hasanbelliu, ose ndryshe Mikel Rakipllari, u qëllua mbrëmë me 6 plumba në qendër të Brukselit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.