Qëllohet me 6 plumba Erion Hasanbelliu, i përfshirë në vrasjet e Sokol Çapjat, Bledar Muçës dhe Julian Çelës, zbulohet autori i krimit

Kronike

Publikuar: 12/06/2022

Qëllohet me 6 plumba Erion Hasanbelliu, i përfshirë në vrasjet e Sokol Çapjat, Bledar Muçës dhe Julian Çelës, zbulohet autori i krimit

Erion Hasanbelliu, një emër i njohur për drejtësinë, është qëlluat sot me 6 plumba pas shpine në Belgjikë.

Hasanbelliu është në gjendje tepër të rëndë në spital.

Hasanbelliu, i cili kishte ndryshuar emrin në Mikel Rakipllari, është qëlluar nga Kasandro Noka, i cili po kërkohet nga policia.

Viktima dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja, vrasja e të cilit ka sjellë shumë viktima.

Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

Nuk kuptohet se si Hasanbelliu është liruar nga burgu në Shqipëri.