Foto/ “Me gjymtyrë të këputur”, pas shpërthimit të tritolit 27-vjeçari u nxorr i gjallë nga makina

Aktualitet

Publikuar: 12/06/2022

Foto/ “Me gjymtyrë të këputur”, pas shpërthimit të tritolit 27-vjeçari u nxorr i gjallë nga makina

27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, Sadikaj humbi jetën në spital.

I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën. 27-vjecari është nxjerrë i gjallë nga makina, dhe ndihma e parë I është dhënë nga kalimtarë të rastit.

Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.