Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite, pas dy aksidenteve pak minuta më parë në Lezhë.
Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, ku sipas informacioneve të policisë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.