Nga Elton Qyno
Ngjarjet e fundit që janë rregjistruar në qytetin e Shkodrës kanë sjellë shumë përshtjellim mes rradhëve të policisë, ku këto struktura jo vetëm kanë regjistruar viktima në rrugët e qytetit, por në 5 raste janë bërë objekt i sulmit me tritol nga anëtarë të grupeve kriminale.
Fillimi i sezonit të mbjedhjes së drogës në zonën e Dukagjinit nga muaji mars dhe maj, kam përshtypjen e fortë se është bërë shkak për të vënë në zbatim një skemë të tillë terrori.
Policia gjatë kësaj periudhë,por ende dhe sot ka marë një sërë operacionesh për shkatërimin e parcelave dhe gastrave të mbjedha me drogë.
Dhe formula për kultivuesit që kanë humbur hashashin e sapo mbjellë përkthehet me shprehjen:
“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe në po ju prishim pronën…”.
Të veshur si gra, autorët e vendosjes së tritolit në banesat dhe makinat e policëve të Shkodrës, rezultojnë të jenë mjaft të përhapur ose mund të jetë një i vetëm, që i ka kryer ngjarjet e njëpasnjëshme.
Sot në Shkodër, ashtu në si në Vlorën e vitit 2011-2013, ekziston një celulë e mirëfilltë tritoli, që po terorizon njerëzit e shtetit dhe policinë lokale.
Në një vend si Shkodra, terrori i zyrtarëve është me i fortë se vrasja. Kjo pasi ata përkulen, japin dorëheqjen dhe largohen jashtë shtetit ose refuzojnë të bëjnë detyrën.
Si dikur Julian Sinanaj me Ndiçim Gjokonën, të cilët ishin dyshja më famëkeqe që vendosjen e tritolit e kthyen në një lojë rrtinë në rrugët e Vlorës, në të njëjtën situata jemi në Shkodrën e sotme.
Punonjës të policisë që mundohen të bëjnë detyrën janë vënë përpara me tritol tek dera e shtëpisë ose tek makina.
Dikur në 1997 apo 1998 sulmohej institucioni, komisariati apo drejtoria e policisë, sot krimi ka zgjedhur të veprojë, duke selektuar njerëzit, punonjësit, me qëllim për t’i trembur dhe tulatur në punën e tyre.
Rasti i fundit ka qënë ai i dëmtimit të rëndë me tritol të shtëpisë dhe mjetit të Pëllumb Vukajt, oficer krimesh në Komisariatin e Shkodrës.
Ky rast ishte pasues i ngjarjes së ndodhur ndaj punonjësit të policisë Ndrek Rrasa dhe Sokol Pronit, që i shkatëruan automjetin dhe biznesin.
Për të gjithë ata që se dinë, Pëllumb Vukaj është oficerëi që gjatë periudhës Mars-Maj, ka asgjësuar qindra e mijëra fidanë kanabis të sapo mbjellë në zonën e Dukagjinit në Shkodër.
Pëllumb Vukaj është oficeri që në 2018, gjatë operacionit “Dukagjini”, së bashku me klolegë të tjerë të policisë, asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë kanabis dhe çuan në arrestimin e 90 personave, mes tyre punonjës të policisë, 4 kryepleq fshatrash që ishin natyralizuar në kultivues dhe trafikantë të tjerë të zonës.
Tani si t’i bëjë këtë dëm policia kultivuesve dhe trafikantëve, të mos presim që ata t’i shkojnë policit me ndonjë tufë me lule apo pako llokume, në ambjentet e shtëpisë apo tek pronat e tyre.
Sigurisht që dhe krimi do futë në zbatim rrugët e tij të terrorit.
Ndaj, ju o drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ju odrejtuesit e Policisë së Qarqeve, mirë që nuk jeni në gjëndje t’i zbardhni këto ngjarje kriminale ndaj punonjësve të policisë, por të paktën merni masa dhe mbroni jetën e tyre.