Sazani “përpihet” nga flakët, dëgjohen shpërthime në zonë, pse nuk ndërhyhet nga ajri?

Aktualitet

Publikuar: 06/06/2022

Sazani “përpihet” nga flakët, dëgjohen shpërthime në zonë, pse nuk ndërhyhet nga ajri?

Prej pasdites së djeshme ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndërhyjnë nga ajri.

Situata mbetet kritike. Abc mëson se janë dëgjuar edhe shpërthime në zonë. Dyshohet të jenë municione të vjetra por edhe pemë që po digjen nga flakët. Në zonë ndodhen mbi 100 forca për të lokalizuar flakët, por duket se është e pamundur që t’i mbposhtin.