Prapaskena

Aktualitet

Nusja nga Librazhdi: I thosha burrit më merr në Gjermani, më linte me mamin! Trupin e kam me shenja!

Publikuar: 30/05/2022

Ka folur sot për mediat, vajza 21-vjeçare, që u kap nga vjehrri dhe vjehrra në dhomën e gjumit duke tradhëtuar të fejuarin e saj. Ajo tregon se është dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra pas ngjarjes.

Sipas saj, ajo kishte një muaj e gjysmë që njihej me të dashurin. 21-vjeçarja shton se i kishte thënë të fejuarit ta merrte në Gjermani, por ai i thoshte se duhej të rrijë tek mamaja.

21-vjeçarja tha:

“Një muaj e gjysëm kisha me atë djalin. Ai nuk e dinte që unë isha i martuar. Ata kishin çelësin dhe kanë hyrë në banesë. Ishin mbledhur gjithë burrat aty, më hoqën batanijen, më tha vjehrri një fjalë shumë të pistë. I thosha burrit me merr në Gjermani se nuk jetoj dot këtu. Ai më thoshte jo do të lëj tek mama. Vjehrra më kapi prej flokësh, vjehrri, gjyshi. E kam trupin plot me shenja.”



Më të lexuarat