Aktori i njohur i kinemasë shqiptare, Enea Zhegu është ndarë nga jeta në moshë të parakohshme mëngjesin e kësaj të diele.
I njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i famshëm i regjisores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’, Zhegu mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare.
Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, por edhe shumë filmave të tjerë, duke u kthyer në ikonë në kinematografinë shqiptare,.
Lajmi i trishtë për vdekjen e e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.
“Ndonjëherë mjafton vetëm një rol që të kthehesh në legjendë. Tomka i dashur nga te gjithë, Tomka i lirisë, Tomka që ngriti peshë zemrat e të gjithëve, edhe për ata që e njihnin… veç nga ekrani. Do mbetet Tomka jonē simbol i brezit qe kërkoi ndryshimin. Faleminderit që na bëre të ëndërrojmë përmes Tomkës! R.I.P Enea Zhegu“, shkruan Milena Selimi.