E RËNDË në Dukagjin/ Po kontrollonte për drogë, oficeri i policisë bie në humnerë

Aktualitet

Publikuar: 28/05/2022

E RËNDË në Dukagjin/ Po kontrollonte për drogë, oficeri i policisë bie në humnerë

Ngjarje e rëndë në Dukagjin. Oficeri i policisë në Komisariatin e Shkodrës me inicialet Rr.F ka rënë në humnerë. ‘A2cnn’ raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa oficeri ishte duke ushtruar kontroll në male për kanabis.

Për shkak të terrenit të vështirë, oficeri ka rrëshqitur në zonën e Dushmanit, duke rënë brenda humnerës.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit. Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.