‘Shkova të heq dhjamin e barkur, por shtova në peshë’. Mashtrimi me ???????????????????????? ???????????????? nga klinika Gremi në Tiranë

Prapaskena

Publikuar: 27/05/2022

‘Shkova të heq dhjamin e barkur, por shtova në peshë’. Mashtrimi me ???????????????????????? ???????????????? nga klinika Gremi në Tiranë

Disa denoncime nga qytetarë të ndryshëm, referuar në redaksinë e Prapaskena, flasin për një mashtrim me përmasa të frikshme të klinikës Gremi Clinic Wellness, me shpërbimin gjoja ngushtimin e perimetrit të belit dhe zonave të tjera ku është depozituar dhjami.

Klinika, pas të cilës qëndron biznesmeni i dyshimtë Dritan Gremi, pretendon se me një pajisje të quajtur ???????????????????????? ????????????????, me anë të masazhit të ultratingujve ndikon në ngushtimin e perimetrit dhe tonifikimin e lëkurës, trajtimin e celulitit etj.

Greni, ka edhe një biznes picash, nga ana tjetër ka hapur një klinikë për hollimin e barkut!

Denoncimet konfirmojnë se gjithçka është një mashtrim, me qëllim fitimi.

Bëra 5 seanca për 150 euro. Ata e paraqitën si ofertë 30 euro një seancë. Kur u peshova pas 5 seancave, kisha shtuar në peshë. Është thjeshtë një mashtrim“, thuhet në një nga denoncimet.

Qytetarët, të cilët kërkojnë forma nga më të ndryshme dhe të lehta, për të hequr kilet e tepërta, para se të shpenzojnë paratë nëpër qendra të tilla, t’i bëjnë një pyetje të thjeshtë vetes: Nëse dhjami i akumuluar shkrihet me një pajisje të tillë, brenda disa seancave, duke qëndruar shtrirë, pse vallë ka kaq shumë obezë nëpër Tiranë dhe në botë?!

Më doli në rrjetet sociale kjo klinika Gremi Clinic Wellness, ku reklamonte uljen e barkut, kofshëve, tonifikim, shkrije dhjami, heqje celuliti etj. Mendova ta provoj. Shkova tek klinika përballë shkollës ‘Avni Rustemi’. Një seancë 20 minuta kushtonte 30 euro. Bëra 5 seanca 150 euro. Në fillim më mati perimetrin e barkut. Pasi bëra 5 seanca, për dy javë, më mati sërish barkun. Thjeshtë shtrëngoi pak metrin dhe e uli më poshtë, duke e nxjerrë 3 cm më pak. Rezultati ishte zero. Duke parë se nuk kishte rezultat, pyeta nëse kishte ndonjë metodë tjetër. Më thanë se mund të bënin ca gjilpëra në zonën e barkut, të cilat sipas tyre shkrinin dhjamin e akumuluar. Pretendonin se gjilpërat ishin më efektive.
Kushtonte 50 mijë euro një. Provova dy seanca me gjilpëra. Të jepjin një djegie në zonën e barkut gati 2-3 orë. Rezultati zero. Unë harxhova 250 euro, por mësova se gjithçka është një mashtrim. Sërish perimetri nuk ndryshoi. Ka edhe një tregues tjetër që konfirmon mashtrimin. Nuk bie asnjë gram nga pesha. Nëse pajisja shkrin qelizat dhjamore, duhet të reflektohet, të paktën me disa gramë në peshë. Mësimi im shpresoj të vlejë për qytetarët e tjerë. Nuk e di se si i lejon shteti klinika të tilla“, thuhet në një nga denoncimet.

Dy janë format për të hequr kilet e tepërta, për një shëndet më të mirë dhe për t’u dukur më bukur. Janë ktiviteti fizik dhe dietat e shëndetshme. Gjithmonë duke kryer paraprakisht analiza laboratorike dhe duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të fushës.

Asgjë pa udhëzimet e specialisëve të certifikuar dhe të besueshëm, publikë ose privatë.

Çdo rrugë tjetër përveçse ju mashtron dhe rrjep nga paratë, mund t’ju dëmtojë edhe shëndetin.

Një tjetër mënyrë masive mashtrimi janë pilulat AçaiOne.