Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën detyrim paraqitje për inxhinierin Mondi Turhani. Prokurori Arben Nika dhe gjyqtari Olsi Skrame kanë vendosur detyrim paraqitje për inxhinierin e punimeve në Milot, pas ngjarjes së rëndë ku punonjësi Marku Debrova, 34 vjeç, ndërroi jetë, pasi ra nga skela e një pallati në të cilin po punonte.
Për ngjarjen policia e Kurbinit arrestua inxhinierin Durhani, ndërsa sot gjykata ka dhënë vendimin për detyrim paraqitje për të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.