Festë e madhe në “Selman Stermasi” për titullin e 26-të kampion të Shqipërisë. Hera e fundit që Tirana e festonte titullin në shtëpinë e saj datonte 13 vite më parë.
Tifozët dhe lojtarët bardheblu të Orges Shehit u bashkuan në katërkëndëshin e gjelbër të stadiumit të shtëpisë në një eksod që nisi nga shkallët dhe përfundoi në një festë të madhe me detin bardheblu që u derdh në fushë.
Njerëziot, deri diku edhe në mënyrë anormale rrëmbyen trofeun nga duart e lojtarëve.