Festë te “Air Albania”, skuadra e Romës kalon në avantazh

Aktualitet

Publikuar: 25/05/2022

Festë te “Air Albania”, skuadra e Romës kalon në avantazh

Zhbllokohet rezultati në finale që po mbahet te “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoord. Ka qenë Nicolo Zaniolo që ka ndëshkuar holandezët me një goditje brenda zone në minutën e 32.

Ky gol u prit me entuziazëm nga të gjithë tifozët e Romës që ndodhen në stadium për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Formacioni:

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham

Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.