Edhe pse një moment historik për historinë e futbollit shqiptar dhe organizimin e eventeve madhështore si kjo finale europiane, Duka gjeti shtegun për të dëshmuar edhe njëherë se misioni i tij nuk është sporti por biznesi personal.
Ai ka serviriur verën dhe vezët e pularisë së tij në darkën me UEFA-n në kuadër të ndeshjes historike Roma-Feyenoord. Edhe pse mund të kishte mjaft alternativa të tjera, kreu i FSHF-së zgjodhi që edhe në këtë rast të mendojë më shumë për veten sesa për imazhin e Shqipërisë.
Mbrëmjen e djeshme, President i UEFA-s, Aleksander Ceferini, Francesko Totti, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, darkuan në sallën “Honorary”.