I dënoi Apeli për plagosje të rëndë me dashje, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Show Biz

Publikuar: 12/05/2022

I dënoi Apeli për plagosje të rëndë me dashje, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj pasi akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nuk dihet se për çfarë plagosje bëhet fjalë por Shkalla e parë e Gjyqësorit dha vendimin për dënim me 1 vit e 4 muaj burg, që ka shlyer në “liri me kusht”, ndërsa Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Megjithatë ata kanë kërkuar shpalljen e pafajshëm.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka regjistruar rekursin duke caktuar seancën e parë më 27 maj.

Donald dhe Romeo Veshaj janë kthyer në emrat më të përfolur në faqet rozë pas përfundimit të reality shoë. Donald Veshaj mori vëmendje me historitë e tij të dashurisë brenda Big Brother dhe arriti të shkojë deri në finalen e madhe, por nuk arriti të merrte çmimin e madh.