Rithemelimi” ka mbledhur ditën e sotme, në orën 18:00 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Këshilli i zgjedhur në Kuvendin e 30 prillit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka miratuar projekt rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Por 36 deputetë të Grupit Parlamentar kanë zgjedhur mos marrin pjesë në mbledhje.
Abc ka siguruar listën e plotë të deputetëve të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje:
Anëtarët e PD ditën e sotme do të votojnë për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Dy emrat e propozuar janë Eleina Qirici dhe Edi Paloka.
Gjithashtu në këtë mbledhje, me asnjë votë kundër u miratua rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Në draftin e lexuar nga Oerd Bylykbashi, mandatohet Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar përfaqësuesit e PD-së në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Bylkbashi theksoi se çdo veprim që bie ndesh me këtë rezolutë nuk përfaqëson Partinë Demokratike.
Deputetët që bojkotuan Berishën:
Agron Gjekmarkaj
Alfred Rushaj
Andia Ulliri
Arbi Agalliu
Bledjon Nallbati
Dashnor Sula
Dhurata Çupi
Emilja Koliqi
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano (Tase)
Fatjon Veizaj
Ferdinant Xhaferraj
Flamur Hoxha
Flutura Açka
Gazment Bardhi
GRETA Bardeli
Helidon Bushati
Ilda Dhori
Jorida Tabaku
Kastriot Piroli
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Lefter Gështenja
Lindita Metaliaj
Lulzim Basha
Merita Bakiu
Orjola Pampuri
Ramadan Likaj
Saimir Korreshi
Seladin Jakupllari
Zef Hila
Zheni Gjergji
Ervin Salianji
Grida Duma
Tomor Alizoti
Ina Zhupa