Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në veçanti rajonit të Piemontes.
I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjeç, i arrestuar në kuadër të mega-procesit të emërtuar “Rinascita Scott”, i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona dhe përmban rrëfimet e dhjetëra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri, i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 dhe ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.
Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës, ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhe të rëndësishëm të politikës shqiptare.
Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.
Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhje të ngushta me elementë shqiptarë.
“Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrëfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri”.
Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç.
I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve.”
Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë;
Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
Lulëzim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Ky megaproces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott” i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias.
Roli i shqiptarëve
Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i Ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.
Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar “broker” të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për cmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.
Mega procesi ka vënë nënë arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa amfiozë, por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e
profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane. Ky operacion ka goditur vecanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.
Cila është rëndësia e këtij procesi?
Numri i madh i personave të vënë nën hetim, e mjaft ndryshe nga megaprocesi i Palermos i zhvilluar në kohën e prokuratorëve të antimafias Falcone e Borselino e që konfirmon aftësinë e aktivitetit të Ndranghetas si një organizatë e rrënjëzuar fort në territorin italiane e me një zgjerim planetarë të aktivitetit të saj e që që shërbehet nga një netëork i gjerë profesionishtësh, politikanë, nëpunës shteti e sipërmarrës.
Nën pranga janë vënë 12 bosa të mafias kalabreze e ndër më të rëndësishmit është Lugi Mancuso, i konsideruar kapo bossi i cili që dhe motivi i nisjes së hetimeve të operacionit Rinascita Scott.
Dalja e tij nga burgu pas 19 vitesh heqje lirie e monitorimi e vëzhgimi që antimafia i bëri për mjaft kohë lëvizjeve të Mancusos, bëri që të zbardhen lidhjet e aktiviteti disa vjecarë i ndraghetistëve me bazë kyce në territorin e Vibo Valentia.
Risia e këtij procesi është se pesë fëmijë të bosave mafiozë të ndranghetas janë penduar, e janë shmdërrar në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke rrëfyer detaje të rëndësishme për hetuesit. Mjaft i lartë në këtë proces është dhe numri i personave që kanë vendosur të bashkëpunonë me drejtësisnë, gjithsej janë 58 të penduar. mes të cilëve është dhe një ish partnere e një bosi mafioz. Të gjesh të penduar brenda mafias kalabreze ndrangheta është një gjë e rrallë pasi kjo mafia është ngritur e bazohet në lidhjet e gjakut, në lidhjet familjare. Ndaj të arrestuarve rëndojnë majft akuza të bazuar në 913 teste të cituara nga prokuroria e antimafias, si trafiqe të paligjshme, riciklim korrupsion, zhvatje, mashtrim, dhunë fizike etj.
Në dosjen hetimore të këtij megarpocesi dëshmohet se mjaft profesionistë në shumë sektorë të ekonomisë e shoqërisë italiane janë vënë në shërbim të bosave mafiozë, po ashtu dhe personalitete të politikës lokale, por ish parlamentëarë të njohur.
Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu dhe punonjës të forcave të rendit deri tenent kolonel të Policisë që gajtë përgjimeve zbardhet se informonte familjet mafioze mbi hetimet që kyrente Guardia di Finanza. /Alba Kepi