Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme ku një 52-vjeçare me emrin Fatbardha Likarma ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit, në lagjen ‘Vullnetari’.
Bëhet me dije se gruaja kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri dhe vjehrra, ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.
Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra, ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës.
Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.