McGregor tallet me Ilir Metën

Sport

Publikuar: 04/05/2022

McGregor tallet me Ilir Metën

Në një fotografi të postuar në median sociale Instagram, ish-kampioni i dy peshave në MMA, Conor McGregor, shfaqet me miqtë e tij duke shijuar pushimet.

Ajo çka bie në sy janë etiketimet që McGregor ka bërë në foto, ku njëri prej tyre është etiketuar si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në të vërtetë, në fotografi nuk është Ilir Meta, por nuk dihet nëse menaxherët e rrjeteve sociale e kanë bërë si shaka apo padashje.

Në fakt, në vitet e tij të rinisë, presidenti Meta ka praktikuar sportin e peshëngritjes. Pavarësisht se pa ndonjë medalje, ai ka marrë pjesë në disa kampionate kombëtare.

“Sporti i peshëngritjes më dha mjaft durim, vullnet, këmbëngulje”, është shprehur Meta në një intervistë.