Ben Petani, “dora” e zhdukjes së termometrave 1 dollarë për të shitur ato me 10 euro, marrëveshje mafioze edhe me maskat e dezinfektantët

Aktualitet

Publikuar: 03/05/2022

Ben Petani, “dora” e zhdukjes së termometrave 1 dollarë për të shitur ato me 10 euro, marrëveshje mafioze edhe me maskat e dezinfektantët

Autoriteti i Konkurrencës, me në krye Denar Bibën, vijon të japë shembuj ulëritës se është kthyer në një mbrojë të oligarkëve të miellit dhe vajit, mburojë e pazareve mes bankave, e monopoleve dhe pazareve të pista mes oligarkëve të shëndetësisë, në mburojë të karteleve të tregjeve të ndryshme dhe korrupsionit.

Autoriteti i Konkurrencës, pas një hetimi të thelluar, konstatoi se me situatën e pandemisë ka abuzuar në mënyrë flagrante një tjetër klient i Ogerta Manastirliut dhe zhvatës i parave të qytetarëve.

Bëhet fjalë për Ben Petanin, i cili ka hyrë në pazare me oligarkë të tjerë, duke fiksuar çmimet, tërhequr artikuj për të stimuluar rritjen e çmimeve, duke kufizuar apo kontrolluar burimet e furnizimit etj., vetëm me një qëllim: zhvatjen e qytetarëve.

Pavarësisht konstatimeve, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë një masë ndëshkuese.

Në vitin 2020 befas u zhdukën nga farmacitë termometrat e thjeshtë që kushtonin deri në 1 USD copa. Në atë kohë, për shkak të pandemisë, termometri ishte mjeti më i kërkuar nga familjet shqiptare.

Në çdo farmaci por të pyesje, përgjigja ishte: Ka mungesë tregu.

Në vend të termometrit të zakonshëm, kishte disa termometra të tjerë që kushtin nga 7 deri në 15 USD. Në vijim kishte vetëm termometra me vlerë mbi 10 mijë lekë të vjetra copa.

Një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës ka zbuluar se mungesa e termometrave ishte thjeshtë një aferë e oligarkëve të shëndetësisë për të vjedhur shqiptarët.

Është ndalur qëllimisht furnizimi i termometrave të thjeshtë, me qëllim për të shitur termometrat e shtrenjtë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, pjesë e këtij pazari dhe korrupsioni ishte edhe kompania ‘Pharma One SHPK’ me pronar Ben Petanin.

Në të njëjtën formë kanë operuar edhe në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, alkooleve dhe gel dezinfektues. Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka ndëshkuar me gjobë Ben Petanin, por vetëm i ka kërkuar që të mos bëjë më pazare dhe afera të tilla. Në këtë rast, do të duhet ndërhyrja e SPAK, që të zbatojë ligjin penal ndaj matrapazit Ben Petani dhe Denar Bibës, i cili mbron aferat e tij.

Po a është kjo afera e vetme e Ben Petanit? Në fakt është vetëm maja e ajsbergut. Vijon…/Pamfleti