Pjesa dërrmuese e emrave janë njerëz shumë të ngushtë të Berishës. Emri i parë është nga familja. Dhëndri Jamarbër Malltezi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Emër tjetër është Floriana Garo, zëdhënësja e Berishës. Po ashtu u zgjodh Keltis Kruja, bashkëshorti i ish-zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli.
Kuvendi i së shtunës i mbajtur nga Sali Berisha, më shumë i ngjante një aktiviteti qokash sesa një aktiviteti partie. Vendimmarrja e Kuvendit Kombëtar është e diskutueshme për sa kohë Gjykata e Apelit nuk ka folur, por gjithsesi nuk ka pasur habi me emrat që u zgjodhën në Këshillin Kombëtar.
Sikurse pritej aty u futën besnikët dhe ithtarët e ish-kryeministrit. Por Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli, ka kapur një detaj tjetër. Ai shprehet në rrjetet sociale se 28.5% e anëtarësisë vijnë nga Tropoja ndërsa 12.6 % janë të afërmit e Berishës. Ndër të tjera bëri krahasim me Korçën që është qark shumë herë më i madh, por ka vetëm 4.5% të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar.
“Një kuriozitet me KK e Saliut. Qarku i Korçës është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH. Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut. Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%. Dikush do thotë: E mo ç’po na thua? E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem. E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut. P.s Kjo vërteton se e gjithë narrativa e ngritur nga Saliu për 8 muaj rresht, kishte qëllim vetëm mbrojtjen e interesit personal”, shkruan Agolli.
Duket qartë se Berisha po përdor Kuvendin Kombëtar për të krijuar një mburojë antiamerikane. Gjykata me shumë gjasë do ja rrëzojë statutin dhe Berisha do të mbajë në këmbë struktura paralele përmes besnikëve të tij.
Pjesa dërrmuese e emrave janë njerëz shumë të ngushtë të Berishës. Emri i parë është nga familja. Dhëndri Jamarbër Malltezi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Avenir Peka është një tjetër emër. Ai është vëllai i gazetarit Çlirim Peka, që drejton televizionin e familjes.
Emër tjetër është Floriana Garo, zëdhënësja e Berishës. Po ashtu u zgjodh Keltis Kruja, bashkëshorti i ish-zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli. Po ashtu janë shumica e ish-ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Pra duket se Këshilli Kombëtar do jetë i gjithi në gjunjë para deputetin “non grata”.
Disa nga besnikët e Berishës në Këshillin e PD