Me shpejtësi në zonë të banuar, policia e Tiranës gjobit me 60 mijë lekë këngëtarin Butrint Imeri

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2022

 Me shpejtësi në zonë të banuar, policia e Tiranës gjobit me 60 mijë lekë këngëtarin Butrint Imeri

Me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar në kryeqytet, këngëtari i njohur Butrint Imeri, është gjobitur nga policia e Tiranës. Report Tv ka siguruar foton eksklusive të gjobës ndaj këngëtarit, ndërsa makinën e kishte e veshur me xhama të zinj pa leje. Këngëtari është gjobitur me 60 mijë lekë.

Butrint Imeri, këngëtari i njohur shqiptar e me këngë që arrijnë miliona klikime, është ndëshkuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kthyer në rrezik për banorët!

Me shpejtësi, tej normave të lejuara, në një zonë të banuar në kryeqytet, duke u kthyer kështu në një rrezik për banorët dhe për veten e tij, këngëtari është ndaluar nga policia dhe është gjobitur nga policia rrugore e Tiranës.

Report Tv ka siguruar foton eksklusive të gjobës ndaj këngëtarit, ndërsa edhe makinën e kishte veshur me xhama të zinj pa leje. Këngëtari është gjobitur me 60 mijë lekë.