Një efektiv i policisë së Dibrës është marë i pandehur nga Prokuroria e këtij qyteti, por pavarësisht komunikimit të akuzës zyrtare, punonjësi i policisë vijon të jetë ende në detyrë. Nga ana tjetër ky punonjës policie ka qënë i kallzuar në SPAK para një viti, pasi dyshohej se kishte kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm te gjyqtari Murat Lleshi, i njohur për cilën që ka ndërtuar në oborrin e prokurorisë.
Në vitin 2021 SPAK ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale të ndikimit të paligjshëm në ngarkim të shtetasit Bukurosh Zagradi, dhe gjatë hetimeve intensive dhe proaktive, me përgjime ambientale rezulton se shtetasi i mësipërm ka ndikuar në mënyrë korruptive në trupën gjykuese të përbërë nga 3 gjyqtarë.
Gjyqtare Nertila Kape
Vërtetohet që shtetasi Bukurosh Zagradi ka ndikuar në mënyrë korruptive te gjyqtarëtdhe pikërisht te gjyqtari Murat Lleshi dhe gjyqtarja tjetër Nertila Kape, për të cilët aktualisht janë regjistruar proçedime penale për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallzimit të krimit.
Gjyqtar Murat Lleshi
Shtetasi Bukurosh Zagradi, aktualisht është vënë nën akuzë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, pasi ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime trupore komshien e tij, shtetasen E.M.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, por tashmë hetimet ndaj punonjësit të policisë janë mbyllur dhe çështja është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, ku pritet që në datën 15 shtator 2021, palët të përballen në gjykatë.
Bëmat e Murat Lleshit
“O Murat, o Murat, bëj një gjyq dhe shto një kat!”
Ky postulat matjan i atribuohet matrapazit Murat Lleshi, gjyqtar në Gjykatën e Matit, të cilën e ka kthyer në pazarin e Klosit.
‘Bëj një gjyq’, nënkupton se Murat Lleshi ka tarifat e tij të pashpallura të pazarit për t’i ‘dhënë drejtim një çështje’, të cilat në varësi të rëndësisë së dosjes, variojnë deri në vlerën e një kati vile.
Me këto para, sipas autorëve të postulatit, gjyqtari Murat Lleshi ndërton një kat në vilën e tij në Burrel. Kjo është njëra anë skandalit.
Ana tjetër konsiston në faktin se Murat Lleshi e ka ndërtuar vilën në oborrin e prokurorisë së Matit, një rast ky i paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.
Prokuroria e Matit zgjohet çdo ditë me një provë krimi në oborrin e saj, që është vila e ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe me para të dyshimta nga gjyqtari Murat Lleshi.
Thua kishte pak hapësirë në Burrel për të ndërtuar një shtëpi, por Murat Lleshi, duke përfituar nga pozita e gjyqtarit dhe mungesa e shtetit ligjor, ka vendosur ta ndërtojë në oborrin e prokurorisë.
Skandali është i trefishtë. Krahas burimit të errët të parave dhe ndërtimit të paligjshëm, policia dhe prokuroria nuk kanë vepruar, për të zbatuar ligjin, si për çdo qytetar tjetër që ndërton në mënyrë të paligjshme dhe aq më tepër në oborrin e një institucioni publik, pikërisht në oborrin e prokurorisë.
Çfarë mesazhi jep Prokuroria e Matit për qytetarët, shtetin ligjor dhe Perëndimin, kur bashkëjeton çdo ditë me një produkt kriminal në oborrin e saj që është vilat e matrapazit Murat Lleshi?!
Procesi i Vetingut për gjyqtarin Murat Lleshi ka nisur që në vitin 2020. Sipas burimeve, Lleshi mund të japë dorëheqjen sapo t’i ngushtohet laku i Vetingut, për të evituar zbulimin në publik të pasurive të tij, lidhjet me krimin dhe bëmat me vendimet skandaloze.
Ka dyshime të forta se Lleshi i pazareve mund të ketë paguar për të shtyrë në kohë caktimin e datës, kur duhet të paraqitet në Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me dosjen e verifikimit, duke e shfrytëzuar këtë kohë për të bërë dorën e fundit me çështjet.
Më shumë se një vit, është një kohë e mjaftueshme për Komisionin e Vetingut për të përfunduar hetimin, në kushtet kur Kuvendi ka plotësuar të gjitha kërkesat e KPK-së për shtim të kapaciteteve njerëzore.