Real Madrid zyrtarisht kampion, titulli i 35-të i Los Blancos në historinë e La Liga, “kurorëzohet” në mënyrën më të mirë sezoni

Sport

Publikuar: 30/04/2022

Real Madrid zyrtarisht kampion, titulli i 35-të i Los Blancos në historinë e La Liga, “kurorëzohet” në mënyrën më të mirë sezoni

Real  Madrid është zyrtarisht kampione në La Liga, disa javë para përfundimit të kampionatit. Madrilenët mjaftoheshin edhe me një pikë sot, por gjithsesi, ia dolën të mundnin pastër 4-0 Espanyolin, në shtëpi.

Pjesa e parë do vendosej nga një dopietë e Rodrygo. Sulmuesi do zhbllokonte sfidën pas gjysmë ore lojë, ndërsa pak përpara vërshëllimës së arbitrit për t’i çuar lojtarët në dhomat e zhveshjen, realizon të dytin.

Edhe pjesa e dytë do niste ashtu siç mbaroi e para. Los Blancos “tundën rrjetën” me Asension, në të 55-tën, pas një asisti të Camavingas. 10 minuta nga fundi, nuk mund të mungonte Benzeman, i cili do ishte “Qershia mbi tortë” sonte.

Djemtë kanë bërë një sezon fenomenal, ku pas 34 ndeshjesh ka grumbulluar një numër prej 81 pikësh. Espanyol është e 13-ta.

Për Los Blancos ky është titulli i 35-të në La Liga.