Rama përplaset me Spahon: Profesor, degradimi yt pritej se je pjesë e kopesë! Ju e mbushët kalanë e Lezhës me disko, jemi ende në gjyq me ta

Politikë

Publikuar: 28/04/2022

Rama përplaset me Spahon: Profesor, degradimi yt pritej se je pjesë e kopesë! Ju e mbushët kalanë e Lezhës me disko, jemi ende në gjyq me ta

Në debatin në Kuvend, Kryeministri Rama pati një përplasje me deputetin demokrat Edmond Spaho. Teksa Rama fliste Spaho ndërhyri.

“Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë”, i tha Rama

Ndërsa Spaho mori fjalën dhe hodhi akuza për çështjen e Butrintit.

“E dini ju kush është Fondacioni shqiptaro-amerikan thotë. Po e dimë shumë mirë. Është krijuar në vitin 1993. Kam qenë një prej përfaqësuesve shqiptarë në atë fondacion (Rama ndërhyn: Epo je i rrjedhur atëherë). Që atëherë donin ta merrnin Butrintin dhe nuk lanë asnjë gur pa lëvizur. Dhe BERZH na e tha që atëherë që jo sepse nuk është skemë për ju por për të bërë lekë”, tha Spaho.

Por Rama e përgënjeshtroi.

“Në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni por fondi. Janë 2 gjëra të ndryshme. Pra ka ndryshuar trajtë. Është një fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA-ve. Ju vini këtu dhe i referoheni si të ishte Ministria juaj e Kulturës që e bëri disko kalanë e Lezhës. Sot shteti është në gjykata të lartë, në proces akoma, për ato diskot dhe mejhanet që ju latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni llumi. Dini vetëm të shani, të akuzoni”, tha Rama.