Bllokohet për 2 vite blerja e energjisë nga HEC-et private në Shqipëri, do blihet nga importi

Ekonomi

Publikuar: 28/04/2022

Bllokohet për 2 vite blerja e energjisë nga HEC-et private në Shqipëri, do blihet nga importi

Për shkak të pazareve të Ramës me turqit, do mbahet vetëm kontrata me 4 HEC-et private “Ulëz-Shkopet” dhe “Bistrica 1-2” të firmës “Kurum”; ndërsa bllokimi i privatëve të tjerë, do jetë në fuqi deri më 30 prill 2014, me justifikimin se qeveria ka detyrim financiar 48 milionë Euro për kontratat e importit, por realisht është gënjeshtër, mbasi energjia në bursë shitet me kërkesë-ofertë ditore e javor dhe jo me kontrata afatgjata

Kryeministri Edi Rama, dha lajmin se kriza e energjisë në Shqipëri, do zbutet nga nisja e prodhimit prej parkut fotovoltiak në Vau Dejës, mundësi kjo që është për t’u përshëndetur, mbasi kostoja e energjisë prodhim vendas është favorizuese për buxhetin.

Mirëpo prej 1 jave, Ministria e Financave dhe Ministria e Energjisë, kanë nisur procedurat për zbatimin e urdhrit verbal të dhënë nga kryeministri Edi Rama, për të ndaluar furnizimin me energji nga HEC-et private në vend.

Sipas informacionit, nga buxheti i shtetit për vitet 2022 është hequr fondi 48 milionë Euro akorduar KESH-t e OSHEE-s, i zbatueshëm qysh prej muajit shtator 2018 deri sot, për blerje energjie elektrike, nga HEC-et private në qarqet Elbasan, Korçë, Kukës, Dibër, Vlorë.

Këto fonde, do përdoren përsëri me destinacion blerjen e energjisë elektrike, por vetëm nga importi, duke iu shtuar vlerës së derisotme, që qeveria paguan në tregun e huaj për furnizim me çmime 3-4 herë më të larta se prodhimi vendas.

Urdhri i kryeministrit Rama, për ndërprerjen e furnizimit me energji nga HEC-et privat vendas, do fillojë të zbatohet në muajin qershor 2022, që do të thotë se me vlerën 48 milionë Euro, në import do blihet 40-50% sasi energjie më pak, se sa blihet deri tani nga privatët brenda vendit.

Qeveria do vazhdojë të mbajë në fuqi, vetëm kontratën me 4 HEC-et private “Ulëz Shkopet” e “Bistrica 1-2” në pronësi të firmës “Kurum”, mbasi kryeministri Rama dhe ministresha Balluku e kanë gjetur gjuhën e pazareve me bosët turq.

Ky bllokim i prodhim-tregut vendas të energjisë elektrike, do jetë në fuqi për 2 vite, më konkretisht deri më 30 prill 2014, me justifikimin se kjo masë, po merret si detyrim financiar për të zbatuar kontratat e blerjes te klientët e importit.

Por realisht është gënjeshtër, mbasi specialistët thonë, se energjia në bursë, shitet si produkt në treg të lirë me kërkesë-ofertë ditore e javore dhe jo me kontrata afatgjata e çmime fikse.

Siç duket, energjia prodhim vendas nuk ka lidhje frikën e qeverisë nga kontratat e importit, por po bëhet “kurban” i vazhdimit të pazareve të bablokut me klientët e huaj, ku energjia blihet me çmime 3-4 herë më tepër, ndërkohë që energji e HEC-shtetërore, eksportohet e shitet 3.5 herë më të ulët se çmimet në bursë.