Del vendimi i Bordit/ Bie çmimi i naftës dhe benzinës, do kushtojnë me nga 6 lekë më pak! Gazi do të kushtojë 103 lekë

Ekonomi

Publikuar: 26/04/2022

Del vendimi i Bordit/ Bie çmimi i naftës dhe benzinës, do kushtojnë me nga 6 lekë më pak! Gazi do të kushtojë 103 lekë

Nga sot, ora 18:00, nafta dhe benzina do të shitet më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të kushtojë 226 Lekë/litri, nga 232 lekë që ka qenë më parë, pra 6 lekë më pak. Ulje ka pësuar edhe benzina, do të shitet me 206 lekë nga 212 që ka qenë më parë.

TIRANË– Nga sot, ora 18:00, nafta dhe benzina do të shitet më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të kushtojë 226 Lekë/litri, nga 232 lekë që ka qenë më parë, pra 6 lekë më pak. Ulje ka pësuar edhe benzina, që do të shitet nga kjo e mërkurë me 206 lekë nga 212 që ka qenë më parë.

Ndërkohë, deri në mbledhjen e radhës të Bordit, për të cilën nuk ka ende një datë, gazi do të kushtojë 103 Lekë, nga 104 që ishte. Sa i përket çmimit të shitjes  për konsumatorët familjarë, ai nuk duhet të përfshijë akcizën.

Kjo ulje e çmimit të karburantit në vend, vjen pas luhatjeve edhe në bursën ndërkombëtare ku një fuçi nafte sot po shitet nga 101 deri në 103 dollarë.