Sulmuesi i Bundesligës feston duke reklamuar kafenë e tij pas golit, Federata Gjermane e Futbollit reagon ashpër

Sport

Publikuar: 24/04/2022

Sulmuesi i Bundesligës feston duke reklamuar kafenë e tij pas golit, Federata Gjermane e Futbollit reagon ashpër

Një episod i çuditshëm ndodhi gjatë ndeshjes së Bundesligës me Kolnit dhe Arminias kur në minutën e 43-të takimit sulmuesi i Kolnit, Antoni Modeste shënoi dhe festoi duke treguar një pako me kafe të cilën jua shpërndau tifozëve.

Pakoja e kafesë ishte një produkt të cilin vetë sulmuesi e kishte në pronësi me markën që quhet “Anthony Modeste Kaffee”.

Federata Gjermane reagoi pas këtij episodi duke njoftuar hapjen e hetimeve lidhur me çështjen dhe duke theksuar se nuk do të tregohet tolerante ndaj francezit nëse vërtetohen akuzat se festimi u përdor për qëllime marketingu