‘Ngjallja e Krishtit’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkët

Sociale

Publikuar: 23/04/2022

‘Ngjallja e Krishtit’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë pritet të kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kjo është mesha e parë që do të mbahet në mesnatë pas dy vitesh, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë.

Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.