Moti i keq ka sjell problematika në qytetin bregdetar të Vlorës. Report Tv mëson se një traget me 77 pasagjerë në bord nuk po ankorohet dot në port për shkak të motit të keq.
VLORË- Moti i keq ka sjell problematika në qytetin bregdetar të Vlorës. Report Tv mëson se një traget nuk po ankorohet dot në port për shkak të motit të keq.
Era e fortë por edhe dallgët e shumta të krijuara në det ka bërë që trageti të dalë në radë. Burime bëjnë me dije se në bord ndodhen 77 pasagjerë.
Për shkak të motit të keq që ishte parashikuar, Kapitaneria Vlorë njoftoi një ditë më parë së është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, por edhe anijeve të peshkimit deri në mëngjesin e 23 prillit.