Edlira Bode gati për SPAK, 900 mijë USD tender burgaxhiut Arbër Teqja me pazar në tavolinë! Vjedhje flagrante në Spitalin Ushtarak

Investigim

Publikuar: 21/04/2022

Edlira Bode gati për SPAK, 900 mijë USD tender burgaxhiut Arbër Teqja me pazar në tavolinë! Vjedhje flagrante në Spitalin Ushtarak

Në 12 prill 2022, ditën që Departamenti Amerikan i Shtetit tha në raport se “korrupsioni është përhapur në të gjitha degët e qeverisë’, drejtoresha e Spitalit Ushtarak ka firmosur një tender me hije të theksuara klientelizmi për kompaninë problematike të Arbër Teqjat, një personazh i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për shërbimin e trajtimit të mbetjeve spitalore të Spitalit Ushtarak (Traumës) për tre vitet e ardhshme. Tenderi me vlerë rreth 900 mijë USD duhet të administrohet nga SPAK për disa

Së pari, është zgjedhur procedura marrëveshjes kuadër me një operator, pra Edlira Bode, me vullnetin e saj apo me urdhër të Manastirliut, ka zgjedhur kompaninë ‘Eco Riciklim’ që kontrollohet nga Arbër Teqja, për t’i dhënë tenderin.

Së dyti, nga kjo procedurë janë kursyer zero lekë nga paratë publike. Fondi limit është 91,135,200 lekë, ndërsa oferta fituese e ECO RICIKLIM është 91,135,200 lekë.

Në treg ka edhe kompani të tjera që operojnë në fushën e trajtimit të mbetjeve spitalore, të cilët në rast të një gare normale, mund të jepnin oferta më të ulëta. Por, ndjekja e kësaj procedure, krijon dyshime të arsyeshme që, Arbër Teqja dhe Bode kanë ndarë bashkë paratë që mund të kurseheshin në një garë normale.

Së treti, kompania ECO RICIKLIM e Arbër Teqja është skeduar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucione të tjera, si një kompani e përfshirë në krime mjedisore, pasi nuk ka dokumentuar procesin fundor të asgjësimit të mbetjeve spitalore. Për ECO RICIKLIM ka një dosje për zhdukjen e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Së katërti, Arbër Teqja është arrestuar për vjedhje të parave publike. Në vitin 2015, pas një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, Arbër Teqja u arrestua si pjesë e një skeme mashtrimi dhe vjedhjeve të parave publike, përmes skemës së rimbursimit të medikamenteve me anë të farmacisë “Express”, të cilën e administronte. Arbër Teqja ishte pjesë e grupit që prodhonte receta false dhe merrte para publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Së pesti, në vitin 2014, Arbër Teqja themelon kompaninë DIAL-ALB me objekt import-eksport të produkteve farmaceutike, me kapital 100 mijë lekë. Që pas themelimit, kompania është përfshirë në receta false, abuzim me çmimet dezinfektantëve dhe maskave gjatë pandemisë si dhe me mashtrim me pagat e dy punonjësve të vetëm që ka, duke i deklaruar 3-4 herë më pak se sa pagat reale. DIAL-ALB është ndëshkuar nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me shumëfishimin e çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave, duke vjedhur qytetarët./Pamfleti