Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të trenit në Lushnje, plagoset një person! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Aktualitet

Publikuar: 20/04/2022

Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të trenit në Lushnje, plagoset një person! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje.

Policia ndodhet në vendin e  ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.