Sanksioni i SHBA ndaj Aqif Rakipit, kryeministri Edi Rama kryen lëvizjen e radhës: Ditën e martë do të…

Aktualitet

Publikuar: 14/04/2022

Sanksioni i SHBA ndaj Aqif Rakipit, kryeministri Edi Rama kryen lëvizjen e radhës: Ditën e martë do të…

Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë të javës së ardhshme.

Sipas burimeve brenda selisë blu në mbledhje pritet të diskutohet çështja e Aqif Rakipit, qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Grupi parlamentar socialist pritet që të marrë një vendim politik në lidhje me të paktën dy mandate deputetësh të fituara nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Aqif Rakipit në fushatë, i cili përshkruhet nga SHBA si një ish-deputet “famëkeq” me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodhën deputetë në listat e PS-së në zgjedhjet e fundit me mbështetjen e Rakipit.