Dhunimi me leva i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, shoqërohen disa persona! Ledio Sulkuqi: Nuk i njoh ata që më goditën

Aktualitet

Publikuar: 11/04/2022

Dhunimi me leva i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, shoqërohen disa persona! Ledio Sulkuqi: Nuk i njoh ata që më goditën

Disa persona janë shoqëruar nga policia e dhe po merren në pyetje, një ditë pas dhunimit me leva të kancelarit të gjykatës së Elbasanit. Ledio Sulkuqi godit mbrëmjen e djeshme disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk i njeh personat që e dhunuan.

Ngjarja e rëndë ndodhi Sulkuqi ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit.

Ky dhunim i zyrtarit ndodhi vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët njoftuan policinë për ngjarjen, ndërsa Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.