Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 46-të, ndërsa sulmet ruse janë përqendruar në Donbass.
Ditën e djeshme, presidenti ukrainas Zelensky priti një vizitë nga kancelari austriak Karl Nehammer dhe kryeministri britanik Boris Johnson, të cilët premtuan të bëjnë gjithçka që është e mundur, në aspektin e ndihmës ushtarake dhe financiare, për ta bërë Ukrainën të rilindë pas luftës dhe “të mos pushtohet më kurrë”.
Rusia ndryshoi udhëheqjen e operacioneve ushtarake në teatrin ukrainas, duke ia besuar ato Aleksandr Dvornikov, një veteran i luftës në Siri. Ndërkohë brenda Kremlinit duket se përplasen vizione të ndryshme për hapat e ardhshëm .
“Askush nuk dëshiron të negociojë me një njeri që e torturoi këtë komb. Por ne nuk duam të humbasim mundësitë, nëse ka, për një zgjidhje diplomatike”, tha dje Zelensky.
“Ne duhet të luftojmë, por të luftojmë për jetën. Kjo është arsyeja pse kjo luftë duhet të ndalet”, tha ai.