I zunë pritë rrugës për në shtëpi, dhunohet me sende të forta kancelari i gjykatës së Elbasanit

Aktualitet

Publikuar: 10/04/2022

I zunë pritë rrugës për në shtëpi, dhunohet me sende të forta kancelari i gjykatës së Elbasanit

Kancelari i gjykatës së Elbasanit është dhunuar këtë mbrëmje nga persona të pa identifikuar.

Ledio Sulkuqi është goditur me sende të forta (levë) teksa po shkonte në shtëpi dhe po ecte vetëm në rrugë. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Nuk dihet nëse Sulkuqi ka pasur konflikte apo probleme për shkak të detyrës apo nëse autorët kanë qenë të panjohur për të.