Djegia e dy automjeteve 3 ditë më parë në Vlorë, autorët tentuan t’i vidhnin, por i vunë flakën pasi u dështoi plani! Dyshime se do t’i përdornin për ngjarje kriminale

Aktualitet

Publikuar: 10/04/2022

Djegia e dy automjeteve 3 ditë më parë në Vlorë, autorët tentuan t’i vidhnin, por i vunë flakën pasi u dështoi plani! Dyshime se do t’i përdornin për ngjarje kriminale

Dy automjeteve iu vu flaka tre ditë më parë në Vlorë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se autorët kanë qenë dy persona, që i kanë spërkatur makinat me benzinë.

Ata nuk janë identifikuar ende, pasi kanë qenë me maskë, ndërsa bëhet me dije se fillimisht kishin shkuar për t’i vjedhur, por plani i dështoi pasi njëri prej automjeteve nuk ndizej si pasojë e baterisë, ndërsa tjetrin nuk kanë mundur ta hapnin.

Pas kësaj, ata i vunë zjarrin automjeteve, ndërsa tentuan sërish të vidhnin një tjetër automjet në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, por që janë pikasur nga pronari dhe janë larguar me vrap. Burime nga Prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se automjetet që ata tentuan të vidhnin, do të përdoreshin për ngjarje kriminale më pas.