Anëtarja Komisionit të Vetingut Etleda Çiftja, e cila ka marrë vendime për fatin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndoshta do të ishte më përshtatshme që të bëhej pjesë e RENEA-s ose e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku hetuesi/ja duhet të jetë i përgatitur fizikisht.
Ndryshe nga gjyqtarja pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, e cila e kishte mesataren e arsimit të lartë 5.6, duke gjykuar dhjetëra profesorë dhe profesoresha të drejtësisë në Veting, Etleda Çiftja kishte një mesatare më të lartë, dhe duket që deri diku u ishte përkushtuar mësimeve në fakultet.
Por, Etleda Çiftja në provimin e formimit ishte vlerësuar me notën kaluese 5. Nga ana tjetër, anëtarja e Vetingut kishte shkëlqyer nënë edukim fizik, në ushtrime në paralele, vrapim dhe ndoshta pompa, pasi ishte vlerësuar me notën maksimale 10.
Etleda Çiftja e ka nisur karrierën si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001-2009 ka punuar si këshilltare tek “AMC” dhe më pas në një kompani private. Pas pasur asnjë lidhje me drejtësinë, u vendos të gjykonte kupolën drejtësisë shqiptare, e konsideruara si më e korruptuara në Evropë.
Duket qartë se dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë që janë paraqitur për të dhënë llogari para disa prej anëtarëve të Vetingut, kanë qenë shumë herë më të përgatitur profesionalisht se sa vetë anëtarët e Vetingut, madje në disa raste kanë qenë edhe profesorë të tyre.