Bosi i kromit Rrahim Dedja mashtroi në prokurori, i bleu Iljaz Çalit kompaninë minerare përmes shoferit të vet Vasil Palluçi

Aktualitet

Publikuar: 07/04/2022

Bosi i kromit Rrahim Dedja mashtroi në prokurori, i bleu Iljaz Çalit kompaninë minerare përmes shoferit të vet Vasil Palluçi

Shtohen dyshimet rreth rolit të bosit problematik të kromit Rrahim Dedja në larjen e hesapeve mes bandave të kromit që grabisin pasurinë nëntokësore të shqiptarëve në Bulqizë, në bashkëpunim me kupolën politike të Tiranës.

Rrahim Dedja dhe Ilir Çami janë pyetur në prokurori për konfliktet që kishin me Iljaz Çalin, i cili u ekzekutua disa ditë më parë një atentat mafioz në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Rrahim Dedja ka deklaruar se nuk kishte Iljaz Çalit 1 milionë euro borxh, por rreth 350 mijë euro, ndërsa ka mohuar që të ketë gisht në ekzekutimin e tij. Por, Rrahim Dedja njihet në Bulqizë dhe Tiranë si një mashtrues me damkë, i korruptuar dhe matrapaz.

Dedja doli në skemë duke korruptuar me para prokurorin e Kukësit, Edmond Kariqin, për të liruar nga qelia vëllain e tij, Ramadan Dedja, i arrestuar për drogë. Megjithatë, Rrahim Dedja i shpëtoi ndëshkimit penal.

Disa fakte të zbuluara nga Prapaskena ngrenë dyshime të forta se Rrahim Dedja ka mashtruar në prokurori për raportet që ka pasur me Iljaz Çalit, për të mbuluar vepra të tjera penale.

Iljaz Çali kontrollonte përmes vëllait të tij Medi Çali kompaninë “MINERALINVEST” me nipt: L32009020I, themeluar në vitin 2013, me objekt nxjerrje, përpunim, shfrytëzim e mineralit të kromit dhe eksportimin e tij. Vetë Iljaz Çali në vitin 2015 mori 40 % të aksioneve në këtë kompani. Në 2018, Iljaz Çali largohet sërish, duke ia lënë kompaninë Mediut.

Në fillim të vitit 2020 hyn në lojë Vasil Palluçi, e cili blen kompaninë “MINERALINVEST”, për një vlerë qesharake. Vasil Palluçi është thjeshtë maska e Rrahim Dedes dhe një personazh i përdorur nga Dedja për të kamufluar kompanitë dhe interesat e tij.

Vasil Palluçi është shoferi i Rrahim Dedes. Rrahim Dedja dhe Iljaz Çali, për të shmangur pagimin taksash, e kanë ulur vlerën e shitjes së kompanisë, ndërsa Dedja duhej t’i jepte paratë Iljaz Çalit në forma të tjera, siç është edhe sajuar kromi.

Kompania ka kaluar formalisht në emrin e Vasil Palluçit.

Prokuroria të investohet në këtë drejtim, për të zbuluar të vërtetat tronditëse që fsheh Rrahim Dedja përmes Vasil Palluçit.

Rrahim Dedja ka më pafre qenë administratori i kompanisë “Brisel”, e njohur si një kompani e skandaleve dhe vdekjeve të punëtorëve, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

Aktiviteti i kompanisë Brisel shpk u pezullua në vitin 2018 nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, pas dy aksidenteve ku humbën jetën një punëtor dhe një minator, që të dy të rinj.

Para pezullimit, kompania ishte gjobitur, ndërsa humbi jetën edhe një grua 55-vjeçe. ‘Brisel’ shfrytëzonte punëtorët pa kushte sigurie, për të fituar sa më shumë, duke prodhuar vdekje dhe zhvatje të pasurive natyrore të shqiptarëve.

Askush nuk u ndëshkua ligjërisht për humbjet e jetëve njerëzore, por vetëm u pezullua kompania.

Megjithatë, bosi i kromit dhe me lidhje politike, Rrahim Dedja, nuk u ndal. Ai mori në dorë kompaninë tjetër ‘Ballenja’, e cila deri në atë kohë herë e pezullonte aktivitetin dhe herë aktivizohej. Dedja ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Bulqizës, ku mbronte interesat e tij private.

Galeritë e kromit në Bulqizë janë galeria më e madhe e krimit dhe korrupsionit në Ballkan. SPAK duhet të zbarkojë në Bulqizë, bashkë me forcat RENEA. / Prapaskena