Është prezantuar sot kreu i ri i qendrës spitalore të burgjeve. Ai quhet Kejdis Çela, 39 vjeç, i lindur në Tiranë.
Çela ka njëeksperiencë 18-vjeçare në fushën e sigurisë. Ai e ka filluar në 2002 karrierën në burgje për disa vjet pastaj ka vijuar me aktivitet privat po në fushën e sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
Për afro 6 vite ka vijuar punën si oficer sigurie në gardë, në Drejtorinë e Ruajtjes të Personaliteteve të Larta të Shtetit.
Vitet e fundit deri aktualisht ka mbajtur pozicionin e këshilltarit dhe ekspertit për sigurinë në sistemin energjitik.
Kejsis Çela ka mbaruar në 2009 fakultetin juridik, akademinë e sigurisë si dhe master niveli 2 në Fakultetin Ekonomik.