Ja kush është Iljaz Çali që u ekzekutua mbrëmë, 35-vjeçari u kap 700 kg kanabis në 2016

Kronike

Publikuar: 04/04/2022

Ja kush është Iljaz Çali që u ekzekutua mbrëmë, 35-vjeçari u kap 700 kg kanabis në 2016

Iljaz Çali, 35 vjeç, është personi që i ekzekutua mbrëmë në një atentat mafioz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa  AB 988 AS. Në 2016 Çali ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh

Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës.

Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat.

Iliaz Çali nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të vitit 2016-të pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore duke ushtruar kontroll në të gjitha banesat, gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, gjetën në një banesë 682 rrënjë kanabis.

Në atë periudhë policia vuri në pranga Xhemile Çalin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Çali. Nuk dihet se si Çali i ka shpëtuar drejtësisë.