Nesër mbledhja e grupit parlamentar të PD-së/ Berisha: Nuk jemi të ndarë, më njoftuan kolegët e mi dhe unë do shkoj…

Politikë

Publikuar: 30/03/2022

Nesër mbledhja e grupit parlamentar të PD-së/ Berisha: Nuk jemi të ndarë, më njoftuan kolegët e mi dhe unë do shkoj…

“Jam i pari që do të marr pjesë!”-kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që do të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 9.

Pasi doli nga mbledhja e ‘Komisionit të Rithemelimit’ Berisha deklaroi për mediat se është njoftuar nga kolegë të tij dhe se nuk ka më ndarje brenda PD-së.

Ai konfirmoi pjesmarrjen edhe pse nuk është ftuar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj.

“Referendumi i 11dhjetorit dhe votimi i 6 marsit tregoi se ne duhet të jemi të bashkuar. Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë nga zoti Alibeaj, që nuk lejohem të marr pjesë.

Grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë. Berisha do jetë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar edhe pse nuk i ka ardhur zyrtarisht një ftesë për të marrë pjesë.

I pari që do jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Ka një detyrim absolut madhor nga Kuvendi i 11 dhjetorit Më kanë njoftuar kolegët e mi se kam mbledhje dhe unë do shkoj”-tha Berisha.