Berisha nis ‘pastrimin’ e selisë blu, fillon epoka ‘post Basha’, i zbrazin zyrën! Nis heqja e dyerve të blinduara

Politikë

Publikuar: 26/03/2022

Berisha nis ‘pastrimin’ e selisë blu, fillon epoka ‘post Basha’, i zbrazin zyrën! Nis heqja e dyerve të blinduara

Komisioni i Rithemelimit ka nisur pastrimin e selisë blu. Prapaskena ju sjellë pamjet ku duket se në seli ka filluar të hiqen dyerd e blinduara si dhe letra adeziv nga dyert dhe xhamat, e cila ishte vendosur nga Lulzim Basha përpara protestës së dhunshme të 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha.

Në pamjet e mëposhtme  duket se ‘ndryshimet’ kanë prekur edhe zyrën e Bashës, e cila është totalisht e zbrazur.

Dyert e blinduara u vendosën nga Basha në muajin janar, disa ditë para protestës së thirrur nga ish-lideri Sali Berisha. Heqja e dyerve të blinduara u kërkua nga disa deputetë në mbledhjen e Kryesisë.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ishin sot në selinë e Partisë Demokratike nga ku deklaruan se do të fillojnë edhe me heqjen e dyerve të blinduara, por ku proces do zgjasë disa javë.
8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.