Berisha sfidon SHBA-të: Do të kandidoj për kryetar të PD, anëtarësia ka në dorë fatin tim

Kryesore

Publikuar: 25/03/2022

Berisha sfidon SHBA-të: Do të kandidoj për kryetar të PD, anëtarësia ka në dorë fatin tim

Sali Berisha nuk ndalet dhe sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e shpallën nin grata.

Berisha konfirmoi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe kur gjykata i njohu Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë që amerikanët kanë deklaruar se nuk do të kenë bashkëpunim me një personazh që është shpallur non grata.

“Do të jem në garë të hapur dhe ftoj këdo që do të garojë të kandidojnë. I ftojnë ata që kanë ndërmend të krijojnë ekipin. Ju garantoj që do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë. Anëtarësia në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD.

Berisha u rikthye në selinë e demokratëve pas vendimit të gjykatës për të njohur ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.