Rreth 95% e furnizimit me gaz në Itali vjen nga importi dhe gazi rus zë gati gjysmën e vëllimit të tij.
Varësia e furnizimit të konsumit kombëtar nga importi ka detyruar qeverinë italiane të hartojë një plan strategjik pune pjesë e të cilit është dhe Shqipëria.
Ministri i Trazicionit teknologjik, Roberto Cingolani gjatë relacionit të tij në Parlamentin Italian ka deklaruar se një mundësi e mirë për të reduktuar varësinë nga gazi rus është “rritja e importit të tij nga gazsjellësi TAP me rreth 10 miliardë metra kub gaz në vit.”
Aktualisht vëllimi maksimal i furnizimit përmes gazsjellësit Tap, në Itali është 8.5 miliardë metra kub gaz në vit e plani strategjik i qeverisë Draghi parashikon rritjen e menjëhershme të tij deri në 10 miliardë metra kub në vit dhe dyfishimin me 10 miliardë metra kub të tjera në një afat kohor më të gjatë.
Kjo , tha ai, mund të arrihet përmes ndërhyrjes së menjëhershme në centralet e shtyrjes së gazit në Shqipëri e Greqi, duke e rritur me rreth 1.5 miliardë metra kub gaz në vit, e me kusht që në kohë të shkurtër të kemi vëllime të tilla shtesë nga Azerbaxhani.”