Lulzim Basha jep dorëheqjen pas 7 humbjeve, Berisha merr selinë dhe partinë

Kryesore

Publikuar: 21/03/2022

Lulzim Basha jep dorëheqjen pas 7 humbjeve, Berisha merr selinë dhe partinë

Lulzim Basha ka dhënë pasditen e sotme dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Largimi i Bashës nga kreu i PD dhe me sa duket edhe nga politika, i hap rrugë Sali Berishës për të marrë partinë dhe selinë. Basha ka shënuar 7 humbje radhazi në krye të PD.

Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratë iu përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PDS me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD”, tha Basha.