Aktualitet Kryesore

Gjyqtarja e ‘Tik-Tok’ shtang hetuesit: Ja kush m’i publikoi videot!

Enkeleda Kapedani do të përballet të hënën me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj, pas videove provokuese të saj në tik tok. Përballja mes palëve do të bëhet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku më herët Kapedani ka dhënë sqarime mbi mënyrën si rrodhën videot në rrjet.

Mësohet se gjyqtarja mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. “Videot janë personale të miat”, deklaroi gjyqtarja, dhe ka dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD, mbi personat që mund ti kenë postuar.

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Kapedani është gjyqtare prej vitesh dhe së fundmi është zgjedhur nga anëtarët e Gjykatës së Elbasanit edhe zëvendës kryetare.

Disa video të saj ishin kryefjalë e mediave dhe rrjeteve sociale javën e kaluar, teksa gjyqtarja shihej në video provokuese, edhe brenda zyrave ku ajo punonte.

Postime

Bomba! Sali Berisha fshehu dhe mashtroi me të dhënat në formularin e Dekriminalizimit

Users

Video/ Llampa që kushtojnë 10 mijë euro, stil britanik dhe spanjoll/ Pamjet e plota brenda shtëpisë së barit në Tiranë

Users

‘Jam e lodhur!’ / Si ia mbathi nga drejtësia gjyqtarja anti-SHBA Mimoza Brahimi, kërkoi pension të parakohshëm, përjashtohet nga sistemi

admin

FOTOT/ Kush është punonjësja e administratës së bashkisë Poliçan që nga ura përfundoi në lumë, 28-vjeçarja për shkak të shpejtësisë ishte aksidentuar edhe disa vite më parë

Users

Me kërkesë të SPAK, 3 të dënuarit Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj izolohen për 1 vit në regjimin ’41-bis’

admin

7 njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD, nga fshehja e listës së votuesve tek zhdukja e 25 mijë anëtarëve, procesi farsë i përsëritur në 2013 dhe 2017

admin