Author Archive Page

Nuk mbarojnë borxhet e Shpresim Bajraktarit në Tatime, miliona sigurime të papaguara

May 29, 2022 8:38 am |prapaskena | Aktualitet, Ekonomi

Kompania “Klo Market”, ish-kompania “Tirana SMS parking”, me numër L41406005H është një tjetër kompani e Shpresim Bajraktarit që ka detyrime miliona lekë ndaj organeve tatimore.

Me 27.01.2021 Drejtoria e Tatimeve i ka dërguar Qendrës Kombëtare të Biznesit, kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor.

Sipas tatimeve, kompania “Kliko Market” nuk ka paguar në afatin e kërkuar ligjor detyrimet në vlerën 2 391 620 lekë.

Nuk mbarojnë me kaq borxhet nga kompania e Shpresim Bajraktarit.

Më datë 31. 05. 2021 është lëshuar urdhri për sekuestro të kuotave të kësaj kompanie nga përmbaruesi gjyqësor privat.

“Për pagimin e deyrimit që është në shumën 1 042 082 lekë, kamat vonesat 163931 lekë, plus taksën përmbarimore të plotë në masën 10 për qind, ose në shumën 144.721 lekë me TVSH, plus aktin e ekspertimit në shumën 50 000 lekë. Në total detyrimi është 1.350.732”, thuhet në vendimin për sekuestro të datës 31.05.2011.

Sërish në fund të vitit 2021 është nxjerrë një tjetër urdhër për sekuestro të kuotave të kompanisë, “Kliko Market”.

Në shkresën numër 216/7 thuhet, se “kompania ‘Kliko Market’, duhet të përmbushë detyrimin në vlerën 656 349 lekë, që rrjedh si detyrim i papaguar, për disa fatura tatimore të shitjeve”.

16 milionë lekë borxh në vitin 2022
Në vitin 2022, pra në periudhëm që jemi, sipas të dhënave nga Tatimet, rezulton se Shpresim Bajraktari me kompaninë “Kliko Market”, është i zhytur në borxhe.

Jo pak, por janë 16 milionë lekë borxh të regjistruara në Tatime.

Te 16 milionë lekët borxh, 10 milionë lekë janë sigurime të papaguara.

Thënë më qartë, ka shkelur edhe një sërë ligjesh, të cilat po i radhisim më poshtë.

Ligjet e shkelura
Shpresim Bajraktari ka shkelur bazën ligjore mbi të cilën paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit.

Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligji nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, i ndryshuar;

Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligji nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me VKM nr. 77, datë 28.01.2015, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, ndryshuar me VKM 653 dt. 22.07.2015, VKM 551 dt. 27.07.2016, VKM Nr. 660 dt. 10.10.2019, VKM Nr. 720 dt. 16.09.2020 dhe me VKM nr. 158, datë 12.03.2022 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”./CNA.al

test

Vranësira të dendura dhe stuhi të forta ere, parashikimi i motit për këtë të diel

May 29, 2022 5:27 am |prapaskena | Aktualitet

Sipas MeteoAlb, Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara. Ndërsa, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore, jugperëndimore të Shqipërisë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

test

“Merr edhe një shoqe”, Ngjela i bën ftesë moderatores gjatë intervistës: E pimë edhe ndonjë gotë…

May 29, 2022 4:48 am |prapaskena | Aktualitet, Jetë/stil

Avokati Spartak Ngjela ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa në News24.

Në këtë rrëfim nga ambientet e zyrës së tij, avokati ka zbuluar rutinën e përditshmërisë, ku nuk ka munguar edhe ftesa për moderatoren e ‘Fitstation’, për të kaluar së bashku një pasdite në shoqërinë e një gote vere.

Ngjela ka spikatur për komplimentat në median online ndaj gazetareve shqiptare, ku jo pak herë ka përfunduar në faqet kryesore të portaleve.

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

 

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.

Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?

Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.

test

Real Madrid triumfon për herë të 14 në Champions League, mposht Liverpool

May 28, 2022 10:12 pm |prapaskena | Sport

Reali i Madridit ka triumfuar për herë të 14 në Champions League, pasi mundi në finale Liverpool-in 1-0.

Ndeshja nisi me Liverpool-in më agresiv dhe më kërkues, duke tentuar të gjejë golin disa herë, veçanërisht me Salah, por Courtois ishte i pakalueshëm.

Rasti i vetëm për Realin ishte ai i minutës së 45-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 59-të Vinicius realizoi në portën e Liverpool pas një asisti fantastik nga Valverde.

Në vazhdim, Liverpool-i u hodh i gjithi në sulm, por u përballë me murin spanjoll të projektuar nga një arkitekt italian, si Ancelotti.

test

Deputetja e Partisë Demokratike tërheq vëmendjen, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro

May 28, 2022 7:33 pm |prapaskena | Aktualitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, është dhe më e reja në Kuvend, sa i përket punës së saj si deputete, Ulliri, duket të jetë korrekte, pasi nuk mungon në asnjë seancë të Kuvendit.

Por së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen, pasi është parë në Kuvend me një palë këpucë “Gucci” që kushtojnë më shumë se 880 euro.

Një shumë e majme duke llogaritur dhe moshën e re të deputetes.

Këto këpucë, janë ndër më të lakuarat edhe nga blogerët, por që kapin verën e rrogës së një deputeteje.

test

La gruan për këngëtaren e njohur shqiptare, biznesnemi tani pendohet. Ish-bashkëshortja: Ajo më shkatërroi familjen

May 28, 2022 7:14 pm |prapaskena | Show Biz

Fjolla Morina, përvecse e njohur për projektet muzikore, tërhoqi disa kohë më parë të gjithë vëmendjen e ndjekësve pasi u kap me armë në makinë e shoqëruar me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, i cili qëndroi  qëndroi edhe disa ditë në paraburgim.

Më pas ajo bëri edhe publike lidhjen me Sylen, i cili u nda nga gruaja dhe lidhi kurorë me këngëtaren.

Por martesa e tyre nuk zgjati shumë. Ai është shprehur së fundi se nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”- tha ai.

Fisniku ështv pyetur nëse është penduar për marrëdhënien e tij me Fjollën. Ai u përgjigj se po, në fakt është bërë pishman, sidomos që la gruan për të.

Nga ana tjetër dhe Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ dhe ndihet më e lumtur, ndërsa thumboi sërish ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga një tradhtar.

Para disa kohësh, në “skenë” doli edhe ish gruja e Fisnikut, e cila nxirrte mllef kundrejt Fjolles e thoshte: “Marrshin nga jeta atë që meritojnë”, teksa shtonte: “Më shkatërroi familjen!”

test

Ina Kollçaku i bën thirrje vajzave shqiptare të tradhtojnë të dashurin

May 28, 2022 6:50 pm |prapaskena | Show Biz

Ina Kollçaku është padyshim një prej vajzave më të komentuara të sezonit të parë të Përputhen. Ajo ra në sy për pikëpamjet e saj mendjehapura duke qenë se ka studiuar psikologji.

Së fundmi, bjondja e nxehtë ka publikuar një video tejet provokuese në rrjetet sociale ku ekspozon gjoksin e saj me një kanotiere me dekolte të hapur.

Ajo ka përdorur një muzikë virale në rrjetin social TikTok ku u bën thirrje vajzave të tradhtojnë të dashurin.

test

Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

May 28, 2022 6:10 pm |prapaskena | Aktualitet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.  Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.  Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

test

Përfundon numërimi për anëtarët e kryesisë së PD, ja kush janë fituesit

May 28, 2022 5:15 pm |prapaskena | Politikë

Ka përfunduar numërimi i votave për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së. Belind Këlliçi është kandidati më i votuar nga burrat, ndërsa Fatbardha Kadiu kandidatja më e votuar grua. Nga kandidatët që ishin në fletën e votimit, u zgjodhën 20 anëtarë, 6 prej tyre gra.

Gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

Fatbardha Kadiu 148

Ina Zhupa 126

Jozefina Topalli 118

Edit Harxhi 85

Mimoza Hajdarmataj 78

Eleni Qirici 75

Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

Belind Këllici 192

Flamur Noka 166

Oerd Bylykbashi 148

Ervin Minarolli 137

Luciano Boci 128

Agron Shehaj 123

Luan Baci 121

Griseld Mucollaro 116

Gent Strazimiri 100

Eno Bozdo 96

Keltis Kruja 91

Arben Ristani 90

Aldo Bumci 89

Florion Mima 88

test

Berisha sulmon Bashën me thënien e Reagan: Demokratët të gatshëm për beteja kundër regjimit të Ramës

May 28, 2022 3:44 pm |prapaskena | Politikë

Ndonëse nuk e përmendi me emër, ish kryeministri Sali Berisha, sulmoi nga mbledhja e këshillit kombëtar të PD, ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke përdorur thënien e ish presidentin amerikan, Ronald Reagan.

Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘Problemi është udhëheqja’, e kam fjalën për ne që jemi këtu, s’duhet të harrojmë kurrë këtë thënie. Si mund

Dy janë sëmundjet e saj: pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen të shkelmojë mbi djersën e anëtarëve. Shembulli më tragjik jemi ne, PD në vitet e shkuara. Ndaj edhe këtë mësim nuk do e harrojmë kurrë. Sot ne kemi një ndryshim të madh. Ju uleni në këtë sallë, si përfaqësues të demokratëve, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të kryesisë, apo kryetarit të partisë. Do të thotë detyrimi juaj është I pakufishëm ndaj tyre. Ata presin udhëheqje, vision vendosmëri.

Cila është sëmundja e dytë: me efekte shkatërrimtare është protagonizmi vantosh opozitar të kënaqur se ke një karrige, ke një vend. Për të mos qenë opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë, dhe qëndron në pyetjen e thjeshtë: Cfarë do bëj unë kudër këtij regjimi?

Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri është jetike për përmbysjen e tij. Pse anëtarët tanë rithemeluan PD? E rithemeluan si parti të lirive dhe të drejtave kryesore.

Ku është zëri ynë? Ku është qëndresa jonë? Pra, duhet të hedhim pas qëndrimet e deritanishme apatike të PD, ata që rithemeluan partinë e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan ata PD, se e donin ta shihnin parti të interesit kombëtar.

A mund të imagjinohet që Tirana të shndërrohet në Beogradin e vogël dhe Beogradi në Mosken e vogël? 44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë me gjithë forcën këtë politike antikombëtare të Ramës, janë të gatshëm për beteja, presin udhëheqjen tuaj.

Ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë, kur shohin kombin e tyre të shpërbëhet cdo ditë, të braktiset cdo ditë nga shqiptarët, me moton se Shqipëria nuk bëhet.”- tha Berisha

test