February 5, 2023 9:15 am |prapaskena | Aktualitet
Eksperti i kriminalistikës Dritan Rexhepi deklaroi në emisionin Review, në Euronews Albania, se ish-zyrtarja Alda Klosi mund të jetë lënë e lirë këto kohë, si karem, për të interceptuar bisedat që ajo ka pasur me persona të tjerë.
Sipas tij vjedhja e parave dhe se kujt i përkisnin ato është një çështje shumë e lehtë nga prokuroria dhe mund të gjendej shumë shpejt sipas gjurmëve të gishtrinjve.
Ai shtoi se Alda Klosi ndoshta është lënë e lirë për të shkuar tek dikush tjetër më lart në detyrë se ajo.
“Kjo është nga ngjarjet më të lehta për tu zbuluar. Kam përshtypjen se për shkak dhe të ngarkesave të tjera kjo ngjarje ka pasur një frenim. Dhe akuzat e ngritura janë të lehta. Mund të ketë qenë dhe grup i strukturuar kriminal. Kjo ishte një ngjarje që kërciste që në fillim. Tek paratë lihet gjurma, përpunohet ‘rimidim’ dhe del gjurma e gishtave te paratë. Nga pikëpamja e provueshmërisë është e lehtë. Nuk është çudi që kjo zyrtarja të jetë si karem që të interceptohen bisedat që ajo ka pasur në telefon. Mund të ecet dhe diku më lart, për shkak dhe të situatës politike mund të serviret ndonjë zar i rëndë në fushëbetejë”, tha ai.
test
February 5, 2023 8:57 am |prapaskena | Show Biz
Efi u eleminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother, pas vendimit të Dea Mishel për të çuar në nominim atë si dhe çiftin Luiz-Kiara.
Pas eleminimit Efi u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që ajo të dilte me ato vlerat që ka si njeri dhe i vjen shumë mirë që këtë gjënë ka transmetuar tek publiku.
Efi: Mendoja se do dilja unë. Nuk do të doja të ndahej çifti. Më mirë kështu. Nuk e dyshoja fare zgjedhjen e Deas.
Arbër: Efi e ka fituar Big Brotherin e vet. E mori veten me kalimin e kohës. E penalizoi fakti i romancës brenda shtëpisë. Ka patur momente kur kam qenë dakord me të, ose kur kam qen kundër. Shpesh herë ajo ka patur shpërthime emocionale, që është pika e dobët. Ndërsa pika e fortë, nuk i lëshon njerëzit.
Zhaklin: Unë e shpalla Efin shefe diplomacie. E mendoja lojtare të fortë. Nëse ajo do dilte më vonë, do na kënaqte.
test
February 5, 2023 8:44 am |prapaskena | Botë
Dy shqiptarë janë mes tetë personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në Bukuresht të Rumanisë.
Shqiptarët ishin pjesë e një grupi të sofistikuar kriminal që bashkëpunonte me shtetas rumunë për transportin dhe shpërndarjen e drogave të forta si kokaina dhe heroina.
Sipas hetuesve, grupi transportonte kokainë dhe heroinë, veçanërisht nga Holanda, në ngarkesa prej 10-12 kg, të fshehura në makina që dërgoheshin në servise, zakonisht jashtë vendit, për t’u modifikuar me vende të posaçme, për fshehjen e drogës.
Droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Shqipërisë.
Operacioni është zhvilluar nga Policët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, Shërbimi Kundër Drogës, së bashku me policët e Drejtorisë së Operacioneve Speciale dhe prokurorët e DIICOT në Rumani.
Sipas hetuesve grupi e nisi aktivitetin kriminal në vitin 2021, kur një shtetas shqiptar vendosi të formonte rrjetin e sofistikuar. Më pas grupit iu bashkuan edhe katër shqiptarë të tjerë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 10 kilogram kokainë, gjysmë kilogram heroinë dhe një sasi rreth 400 eurosh të falsifikuara. Prokuroria kërkoi konfiskimin e 1 milionë euro të grupit kriminal që dyshohet se ishin vendosur nga tregtia e drogës, si dhe të një makine të modifikuar.
Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në pako me logon “IGNITE”.
test
February 5, 2023 7:27 am |prapaskena | Jetë/stil, Kryesore
Shumë shqiptarë janë zemëruar mbrëmë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ngrihen në protesta.
Banorja e dytë e Big Brother që u largua gjatë mbrëmjes së shtunës, në një nonimim të papritur, ishte Efi.
Ajo u eliminua nga loja pasi shkoi në një televotim me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Ishte konkurrentja Dea Mishel që i çoi në nominim, si “shpërblim” nga Vëllai i Madh për fitimin e një loje mbi inteligjencën, të cilën e dimë të gjithë sesa me sukses e realizoi.
Dea tha se Skënderbeu lindi në 1956, Kosova kufizohej me Greqinë dhe At Zef Pllumi vdiq 27 vjeç.
Por edhe pse Dea ka fituar një betejë, ajo ka humbur një luftë edhe më të madhe me Luizin, suportin nga publiku.
Dea ka humbur pas daljes së Efit 2 mijë ndjekës në kohë rekord në rrjetin e saj social Instragram.
Më pas, për të mos humbur ‘punën’ e saj në Instagram, menaxhuesit e faqes së saj, ngritën sërish numrin e ndjeksëve në kohë rekord.
Sidoqoftë, vlen për t’u theksuar se Dea në këtë moment është më pak e pëlqyera nga publiku.
Eliminimi i Efit shkaktoi tensione brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku Luiz Ejlli u përplas me Dea Michel që vendosi ta dërgonte në nominim së bashku me të dashurën dhe mikeshën e tij, grup që u vetëquajtën L.E.K.
“Do të të shtyp”, janë fjalët me të cilat Luiz iu drejua Dea Michele.
Kjo e fundit kërkoi që ndaj tij të merreshin masa dhe këngëtari i kërkoi falje.
Kjo e fundit kërkoi që ndaj tij të merreshin masa dhe këngëtari i kërkoi falje.
test
February 5, 2023 4:14 am |prapaskena | Jetë/stil
Një 35-vjeçare nga Tirana ka treguar për “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania se është prej kohësh përdoruese e rregullt e lodrave të seksit.
Ajo tha se është e vështirë ta ndajë këtë bisedë me miqtë pa u paragjykuar, ndërsa për blerjen e tyre zgjidhjen e gjen online për të shmangur dhe identifikimin.
“Ka një tabu dhe ka një gjë të çuditshme që u nuk e kuptoj se pse, por njerëzit kanë një problem me të pranuarin e kënaqësisë. Janë kënaqësi nuk ka arsye pse të jenë tabu.
Është një gjë shumë personale, e di një mikeshë e ngushtë e imja, me të cilën realisht ndaj gjithçka, por jo që ta flas kështu lirshëm në një tavolinë kafeje me miqtë dhe të bëhet një temë e zakonshme.
Nuk është dhe aq e zakonshme dhe deri kur të bëhet nuk mendoj që do jem unë e para që do e them,” – u shpreh 35-vjeçarja
test
February 4, 2023 8:03 pm |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore
Drejtori i Agjencisë ë Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, Endri Mullai, nisi t’u devijonte thirrjeve të SPAK për t’u pyetur për një dosje korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar.
Në këto kushte, një grup nga Byroja Kombëtare e Hetimit, është shfaqur në mënyrë të befasishme në zyrën e Mullait, duke e shoqëruar me forcë për në SPAK.

Skuadra e BKH-së e ka mbajtur në ajër drejtorin, i cili u shfaq në SPAK si lepurush korrupsioni.
Ndaj Mullait ka rreth 30 denoncimet për afera.
Mes të tjerave, mësohet se Endri Mullai është pyetur për një tender që i ka dhënë anëtarit të bandës së Talo Çelës, Gentian Sharrës, me vlerë 2.4 milionë USD.
Tenderi është formosur nga Mullai disa ditë para se Gentian Sharra të shpallej në kërkim nga SPAK për disa vepra të rënda penale dhe para se Sharrës t’i sekuestrohej pasuria si produkt i aktivitetit kriminal, si grabitje bankash, grabitje me dhunë etj.
Tenderi i dyshuar si korruptiv është firmosur pikërisht nga Endri Mullai, drejtori i Agjencisë ë Blerjeve të Përqendruara, agjenci e cila dy vjet më parë ishte objekt goditje nga SPAK për skandalin e tenderit të uniformave të policisë, me vlerë 27 milionë USD, ku u arrestuan 9 zyrtarë, mes të cilëve edhe drejtoresha Edlira Naqellari, e dënuar me 1 vit burg.
Tenderat Sharra i ka marrë përmes bashkëshortes, Olta Sharra.

Prapaskena mëson se pas Gentian Sharrës qëndron një deputet i PS-së, i cili komandon kryetariin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i njohur si ‘xhuxhi i tenderave’, i cili ka qenës punonjës i Arbër Abazit, një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike.

Kemi të bëjmë me një rast klasik me një bashkim të krimit të organizuar, killareve, politikës, ligjvënësve dhe zyrtarëve publike, për të plaçkitur buxhetin e shtetit
Nuk dihet nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe nëse bllokimi i telefonit të drejtoreshës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, ka lidhje me tenderin në fjalë.
Tenderat e tjerë
Tenderat e tjerë me vlerë mbi 10 milionë USD Gentian Sharra i ka marrë nga ish drejtoresha Edlira Naqellari, e cila duhet të tregojë për SPAK se kush e ka ardhuruar që të ndajë paratë publike me një grabitës dhe trafikant droge.
Edlira Naqellari ka shpallur fituese me paracaktim gruan e Gentian Sharrës për tendera me vlerë miliona euro për mish, gatim dhe shpërndarje ushqimi, për spitalet, drejtorinë e burgjeve etj.
Gledjan Llatja dhe Kastriot Gurra
Mbi 20 tendera për furnizim me mish dhe gatim, Gentian Sharra i ka marrë nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledjan Llatja dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.
Dy kryebashkiakët janë lakuar për korrupsion dhe si të kapur nga krimi i organizuar. Gledjan Llatja duket se është nën kontrollin e Talo Çelës dhe Sharrës, pasi i ka dhënë këtij të fundit tendera me vlerë milione euro për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, me ofertë gati sa fondi limit.
Drejtorët e Spitalit Psikiatrit Elbasan
Edhe drejtorët e Spitalit Psikiatrit të Elbasanit kanë ndarë miliona euro me grabitësin famëkeq Gentian Sharra, i kamufluar me gruan e tij, Olta Sharra. Në një rast, nga Spitali Psikiatrit Olta Sharra ka marrë një tender me paracaktim me vlerë rreth 2.5 milionë euro.
Kujtojmë që tenderat Gentian Sharra i ka marrë pas vitit 2016, kur ndërkohë vijonte grabitjet me dhunë me Talo Çelën.
Sharra ka ngritur kompaninë me para të grabitura dhe më pas ka nisur të marrë para publike, falë lidhjes me funksionarë publikë.
test
February 4, 2023 5:55 pm |prapaskena | Aktualitet
Çdo dy ditë, një punëtor aksidentohet në vendin e punës në Shqipëri.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit 2022, 184 persona janë aksidentuar në punë, ndërsa 32 kanë humbur jetën.
Shkaqet e aksidentve me pasojë vdekjen janë të shumta, por kryesoret janë moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik, rënia nga lartësia apo kontakti me energjinë elektrike. Aksidentet me vdekje në vendin e punës janë kryesisht në ndërtim, ndërmarrje prodhuese, miniera por edhe disa sektorë të tjerë. Ndërsa aksidentet më të shumta kanë ndodhur në ndërmarrje prodhuese, pasuar nga miniera dhe ndërtimi.
Përfaqësuesit e sindikatave kërkojnë që punëtorët të mos i neglizhojnë rastet kur punojnë në kushte të pasigurta.
Problemi nuk është vetëm i punëdhënësve, ata janë të parët por problem është edhe i punëmarrësve, të cilët duhet të jenë informuar për të drejtat e tyre. Punonjësit të cilët janë në fronte të vështira punë, në vinçe, në kantiere detare, nëpër miniera, të jenë të sigurt pastaj të shkojnë në punë.
Në 3 vitet e fundit në Shqipëri për çdo vit raportohen mbi 180 të aksidentuar.
test
February 4, 2023 4:07 pm |prapaskena | Aktualitet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në arenë gjyqesh të çështjeve dhe fijëzave politike-ekonomike-spiunazhi që tani kaluan oqeanin dhe nga SHBA erdhën në Tiranë e nga Tirana vajtën në New York, Washington e gjetkë.
Rasti i fundit i bërë publik është ai i ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI). Aktakuza kundër ish-agjentit tregon se ai ka pasur lidhje të dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Jo vetëm kaq, por ka lobuar për të hequr “njollat e zeza” të biznesmenëve apo oligarkëve si në Shqipëri dhe në Kosovë.
Prokurorët kanë thënë se ish-agjenti ka punuar për oligarkun rus, Oleg Deripaska, dhe përmes një kompanie ligjore kanalizoi marrjen e dhjetëra mijërave dollarë.
McGonigal akuzohet se ka pranuar 225.000 dollarë para të gatshme nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare.
Por me sa duket nuk është vetëm kjo çështje që e lidh drejtësinë amerikane me personazhe shqiptare.
Le t’i marrim disa ngjarje, sipas një rendi kronologjik, e duke i bashkuar pjesëzat përpiqemi të hedhim dritë pak më shumë.
Në fund tetori 2021 dhe fund janari 2022 një ish-zyrtar i shërbimit informativ të shtetit udhëton drejt SHBA.
Gusht 2022; nga Athina vjen për një “vizitë” 2 ditore në Tiranë gjykatësi federal F.Block i cili gjykon klanin “Sinaloa”.
Ky fluturim “express” ngre pikëpyetje nëse hetimet e nisura ndaj lidhjeve shqiptare të Mc Gonigal kanë lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta më çështjen që “Sinaloa” është duke u gjykuar dhe hetuar njëkohësisht.
Kush është karteli Sinaloa dhe lidhja me Shqipërinë
Emri i kartelit Sinaloa ka “ardhur” në Shqipëri përmes vëllezërve Hysa.
Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive të para.
Edhe pse ndoshta do të mbesë edhe për pak kohë pa përgjigje, është shumë me interes të dihet nëse vizita e gjykatësit federal F.Block që gjykon “Sinaloan”, ka lidhje me rastin Charles Mcgonigal dhe mbi të gjitha, kush është ish-zyrtari i Shërbimit Informativ që shoqëroi gjykatësin në vizitën dy ditore në Tiranë.(Priza.al)
test
February 4, 2023 2:25 pm |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Gazetari kosovar Milaim Zeka ka bërë një dëshmi tronditëse, për shantazhin që një zyrtar i huaj u ka bërë biznesmenëve kosovarë për t’i hequr nga të ashtuquajturat lista të zeza që gjoja dispononin për ta, shërbimet sekrete amerikane, zyrtar që identifikohet si ‘djali i FBI’. Dëshmia erdhi në vazhdën e debatit “Orët e fundit të Edi Ramës” lidhur me skandalin McGonigal.
Milaim Zeka gjatë një bisede televizive ka nxjerrë dhe emra konkret. Ndiqni këtë moment të bashkëbisedimit, prej nga ku Zeka publikoi dhe një emër konkret.
Peka: Nëse ju besoni se realisht janë zhvilluar këto takime apo jo, dua në ekran mes meje dhe z. Zeka këtë bisedë (tregon mesazhin).
“Ideja është që ata kishin letra origjinale nga djali i FBI, nga McGonigal; thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u treguar njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA dhe nëse paguanin, mund të ndalohej.”
“Pyetja ime është se çfarë do të thotë kjo? Djali i FBI i shantazhonte me dosje origjinale duke vendosur emrat?”
“Djali i FBI, sipas kolegut, kishte akset në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, i morën ato dhe i ndërruar emrat me emra shqip, politikanësh apo biznesmenësh shqiptarë është ideja dhe thotë kjo është një gjë shumë egër. Një kthesë e re është se djali i FBI në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme, logon e FBI, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas ata do të afronin një takim me djalin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të inkurajoheshin të paguanin partnerët 1 deri në 5 milionë.”
Peka (vazhdon): Ky është pretendimi i një kolegu ku mendohet se në Vjenë është kryer ky operacion. Në fakt, edhe në dosjen e Departamentit të Drejtësisë flitet për takimin në Vjenë të një politikani biznesmen shqiptar me McGonigal. Me aq sa ju e keni njohur, nga takimi që keni pasur me McGonigal, nga takimi që keni pasur me Agron Nezën, i besoni këtij operacioni mashtrimi?
Milaim Zeka: Unë, në mënyrë absolute nuk mund të deklaroj asgjë për Çarlin, por mund të deklaroj për kontaktin e Agron Nezajt, i cili mbase ka qenë viktimë, por të gjitha këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI, edhe me vulën e CIA-s amerikane janë përdorur nga një person në Bruksel me emrin Faik Ymeri, i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 milionë euro haraç, dëmshpërblim, nga biznesmenë të Kosovës për t’i hequr nga listat e zeza. Sigurisht që ky njeri është thirrur në shefin e FBI, sigurisht po them, por kjo është duke u hetuar nga agjentët e NATO-s në Bruksel, është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI sepse ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë dhe po them vetëm një emër: e ka shantazhuar grupin e kompanisë “Devolli”, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. Dhe unë e besoj se është e mjaftueshme kjo.
test
February 4, 2023 2:21 pm |prapaskena | Aktualitet
Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas medieve italiane, i riu shqiptar ka kërcënuar me armë një 55 vjeçar dhe më pas e ka grabitur.
55 vjeçari, i tmerruar nga ajo që ndodhi, e raportoi ngjarjen pasi mbërriti në Siçili. Ai rrëfeu para karabinierëve se ishte ora 5 e mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar dhe kishte vënë re praninë e një të riu.
Ky i fundit e kishte thirrur “xhaxhi” dhe më pas i ishte afruar, duke i vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që ai kishte që kishte në xhep.
test