Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

Kryesore

Publikuar: 23/07/2026

Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

Për më shumë se një muaj deputeti i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka qenë në qendër të diskursit politik, për shkak të shitjes së një vile plazhi në Forte Dei Marmi në Itali, të cilën e bleu 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe e shiti me 5-fshin e çmimit, për 15 milionë euro në 2025.

Ishte kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla ai i cili bëri publike shitjen e vilës nga Shehaj, duke ngritur dyshimet mbi mënyrën e përfitimit të këtyre parave.

Megjithatë , pavarësisht se kjo ka qenë një nga çështjet më të diskutuara përgjatë muajit të fundit, Prokuroria e Posaccme nuk është vënë në lëvizje për të nisur një hetim kryesisht për deputetin e Kuvendit, siç nisi për Zvërnecin pas protestave. Ky nuk ishte rasti i parë, pasi SPAK ka nisur edhe hetime të tjera kryesisht pa qenë nevoja e depozitimit të një kallëzimi në prokurori.

Por, ky standard nuk vleu për rastin e Shehajt , madje struktura antikorrupsion nuk ka bërë lëvizjen më të vogël që të bëjë verifikime paraprake, për të parë në rast se ligjvënësi ka konsumuar veprën penale “fshehje apo mosdeklarim pasurie”, “pastrim parash”, ose ndonjë vepër tjetër penale.

Në rast se ndodh, pyetja që ngrihet është nëse Agron Shehaj do të jetë i hapur që SPAK të kryejë hetim të gjithanshëm sa i përket pasurisë së tij dhe nëse ai do të vihet në dispozicion të drejtësise për të justifikuar pronën në shtetin italian që e shiti 15 milionë euro.

Gatishmërinë Shehaj e ka shprehur nga Facebook-u, por përballja e vërtetë bëhet përpara SPAK dhe jo virtualisht duke u kapur pas Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

“ Kjo është vila ime në Itali që kam shitur 15 milionë euro, tani habitën thonë ku i gjeti ky paratë”, tha ai.

Në vitin 2021, Shehaj deklaroi në ILDKPI blerjen e vilës 251 m2 për 2.9 milionë euro me burim të ardhura që kanë ardhur nga shitja e aseteve te biznesit, ndërsa në vitin 2025 deklaroi shitjen e vilës në Forte Dei Marmi për 15 milionë euro./abcnews.al